Las Palmasi bindet për ti dhënë Armando Sadikut rinovimin, por në garë hyn një tjetër klub spanjoll

Armando Sadiku e mbylli pozitivsht sezonin e tij te Las Palmasi. Rikthimi në La Liga 2 ishte i vështirë për shqiptarin, i cili nuk po gjente hapësirat e duhura në gjysmën e parë të sezonit. U desh ndërrimi i trajnerit në mënyrë që sulmuesi nga Elbasani të tregonte aftësitë e tij. Menjëherë pas mbërritjes së Pimientas në krye të pankinës, Sadiku realizoi 4 gola, duke e çuar në 6 numrin total të golave në sezonin që la pas.

Trajneri është bindur nga Sadiku dhe sipas “Mundo Deportivo“-s Las Palmasi ka vendosur të propozojë rinovimin e kontratës që përfundon në datën 30 të këtij muaji. Por për firmën e lojtarit shqiptar do të ketë konkurencë. Kjo pasi sipas “Onda Cero”-s, Sportingu i Gijonit dëshiron t’i besojë sulmin Armando Sadikut. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e futbollistit 31-vjeçar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online