Disfata e djeshme në Kupën e Italisë ka qenë fatale për Sinisha Mihajloviç, i cili është pushuar nga puna te Torino.
Trajneri serb ka paguar një gjysmë sezoni mediokër, sepse në Torino kanë ndërtuar një skuadër cilësore dhe sakrifikuan jo pak, duke refuzuar çdo ofertë për yllin e skuadrës, sulmuesin Beloti.
Dhjetë barazime në kampionat, eliminim në kupë dhe lojë aspak bindëse, me gola pa fund të pësuar dhe shumë pak të shënuar, bilanci i trajnerit serb ishte shumë negativ.
Mihajloviç ishte trajneri i fundit i huaj në Serinë A, që tashmë ka vetëm trajnerë italianë në drejtim. Në vend të Mihajloviçit pritet Valter Maxarri.