Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se Havier Masçerano do të largohet nga skuadra. Klubi katalanas bëri publike ceremoninë e përshëndetjes përfundimtare me argjentinasin, i cili ka vite që luan në “Camp Nou”. Mbrojtësi do të kalojë tek ekipi Hebei Fortun në Kinë, diçka e paralajmëruar në medie prej muajsh.
Për 33-vjeçarin normalisht që do të organizohet një ceremoni zyrtare lamtumire dhe kjo do të ndodhë pikërisht sot. Gjatë saj do të flasin presidenti i Barcelonës, Hosep Maria Bartomeu, ashtu si edhe Leo Mesi. Të enjten, në takimin Kupës së Mbretit Barcelona-Espanjol, Masçerano do t’i japë lamtumirën tifozëve në një ceremoni në “Camp Nou”.
Argjentinasi ka luajtur 334 ndeshje në karrierë me Barcelonën, duke fituar gjithçka, por kohët e fundit ka luajtur pak dhe ka kohë që i lutet klubit të lërë të lirë të largohet, sepse dëshiron të luajë rregullisht para Kupës së Botës, pa harruar milionat kineze.
TROFETË TE BARCELONA
4 Liga
4 Copa del Rey
3 Supekupë Spanje
2 Champions League
2 Superkupa UEFA
2 Botërorë klubesh
We salute you, @Mascherano! ??#ThankYouMaschehttps://t.co/dF1zV8uRoz
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 23, 2018