Berat Gjimshiti ka lënë fushën e blertë përpara kohe këtë mbrëmje. Mbrojtësi shqiptar është larguar nga loja në minutën e 43-të në përballjen ndaj Torinos. Arsyeja ishte një dëmtim i pësuar pasi goditi portën kundërshtare.
Nga raportimet e para në mediat italiane mësohet se kapiteni i Kombëtares shqiptare ka pësuar një tronditje të fortë në kockën e legenit, duke përfshirë edhe muskujt anësorë të barkut. Gjimshiti u largua nga fusha me lot në sy, ndërsa ende nuk dihet se për sa kohë do të qendrojë larg tapetit të blertë./Sport Ekspres/