“Do të largohem nga Tirana vetëm nëse më vjen një ofertë jashtë Shqipërisë. Por deri tani ka pasur zëra, asgjë konkrete”. Kështu do të shprehej Idriz Batha lidhur me të ardhmen e tij, pasi zhvilloi një sezon fantastik ku u kurorëzua edhe me titullin kampion.
Tashmë është gjithçka e qartë, mesfushori i njohur në Shqipëri do të vazhdojë me ngjyrat bardheblu. Pak minuta më parë është vetë faqja zyrtare e kryeqytetasve që ka zyrtarizuar rinovimin e Idi Bathës edhe për sezonin e ri, ndërsa fillimisht do të ketë përballje europiane për të vazhduar më pas edhe me kampionatin shqiptar. /Sport Ekspres/