Masimiliano Alegri është paraqitur përpara gazetarëve përkrahë presidentit Anjeli. Trajneri i Juventusit ka folur më tepër rreth projektit të tij të ri me bardhezinjtë. Një nga çështjet e prekura ishte edhe ajo e shiritit të kapitenit.
Por zgjedhja është e qartë për Alegrin, i cili ia kalon shiritin Kielinit. Megjithatë nuk kursen as humorin thumbues për Leonardo Bonuçin. Ky i fundit la Juventusin për fanellën e Milanit, prandaj ka humbur hierarkinë e tij në kandidatët për kapiten.
“(Shiriti) Shkon te Kielini për vjetërsi. Bonuçi? Mund të shkojë ta blejë shiritin dhe të luajë me të në shesh (qesh) Ai zgjodhi, u largua, ai humbi punën e tij… por Leo e di atë. Tani ngadalë po rikuperohet”, ka thënë Masimiliano Alegri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/