Largimi i Varane dhe Ramos nga qendërmbrojta e Realit të Madridit ka lënë një ‘’shok’’ tek tifozët, të cilët janë të pasigurtë për të ardhmen e skuadrës së tyre. Drejtuesit madrilenë duket se e kanë gjetur zëvendësuesin e Varane dhe ai pritet të tjetë mbrojtësi i Villarealit Pau Torres.
24 vjeçari është një nga të preferuarit e trajnerit të ri të Realit të Madrditi, Carlo Ancelotti. Kontaktet mes të dyja skuadrave kanë nisur, ndërsa është arritur akordi mes kryeqytetasve dhe lojtarit të Villarealit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/