Largimi i parë ka ardhur nga Milani, Leo Duarte ka përfunduar në Turqi

Merkatoja e janarit nisi me një largim për skuadrën e Milanit, teksa futbollisti 24 vjeçar Leo Duarte është larguar drejt Superligës së Turqisë. Faqa zyrtare e klubit kuqezi ka konfirmuar se braziliani tashmë është lojtari më i ri i Bashakshehirit. Mësohet se Bashakshehiri do të ketë mundësinë blerjen tij me një shifër prej 10 milionë euro pas huazimit, aq sa ka paguar dhe “Eliott” për ta sjellë mbrojtësin nga Flamengo në Milano.

“AC Milan dhe Istanbul Bashakshehir kanë arritur marrëveshje për huazimin e Leonardo Duarte. Ai do të jetë pjesë e klubit deri më 30 qershor 2022 dhe klubi turk do të ketë mundësinë për ta blerë përfundmisht. Ne falënderojmë Duarten për profesionalizmin e treguar dhe i urojmë më të mirën si në aspektin personal ashtu dhe në karrierën e tij”- shkruhet në faqen zyrtare të Milanit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *