Largimi i Etrit Berishës është i pashmangshëm, e ardhmja e portierit të Shqipërisë është… jashtë Italisë

Viti i ardhshëm pritet ta gjejë Etrit Berishën në një ekip të ri. Largimi nga Torino duket i pashmangshëm, teksa ka humbur terren në hierarkinë e vendosur nga trajneri Juriç për portierët. Kapiteni i Kombëtares dëshiron më shumë minuta në fushë, prandaj ka kërkuar ndarjen me klubin italian. Një dëshirë që drejtori sportiv Vanjati ëstë i gatshëm t’ja plotësojë.

“Calciomercato.it” raporton se ofertat nga Serie A kanë qenë të pakta, për këtë arsye po vlerësohen ato jashtë Italisë. Pas shumë viteve në kampionatin italian, tashmë duket se ka ardhur momenti për t’u larguar për një tjetër kampionat në Europë. Kujtojmë se interesimet brenda Italisë momentalisht vijnë nga Seria B, që nuk e josh më Berishën./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online