I habiti të gjithë se u ul në stol! Rashford u kthye në fushë për t’i dhënë tre pikët “djajëve”, tregon vendimin e Ten Hag: Fjeta shumë, prandaj më dënoi…

Mançester Junajtid ka arritur një fitore shumë të vështirë, por të merituar në ndeshjen kundër Ëolverhampton. Heroi ishte Marcus Rashford, i cili erdhi nga pankina në pjesën e dytë dhe shënoi golin e vetëm te ndeshjes.

Edhe pse pritej që Rashford ta niste ndeshjen nga minuta e parë pasi është në formë shumë të mirë, kjo nuk ndodhi. Kur tifozët panë që anglezi ishte në pankinë, të gjithë u tronditën dhe Ten Hag dha një shpjegim për këtë.

Ten Hag tha se Rashford mbeti në stol për arsye disiplinore. Megjithatë, duke qenë se rezultati ishte 0-0 në pjesën e parë, Ten Hag vendosi që Rashford të ishte në fushë që nga fillimi i pjesës së dytë të lojës.

Ai e shpërbleu në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shënoi një gol që i dha skuadrës së tij tre pikë në ndeshjen e sotme. Pas ndeshjes, Rashford zbuloi arsyen pse qëndroi në stol dhe tha se ka bërë një gabim. “Kam fjetur shumë dhe jam vonuar për takimin e ekipit. Trajneri mori vendimin e duhur, këto gjëra ndodhin”, tha Rashford. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online