Pritja mbaroi dhe te Dinamo vendosën që të mbyllnin bashkëpunimin me trajnerin Bledi Shkëmbi. Më herët ishin shkarkuar ndihmësit e tij, ndërsa tani ishte momenti i trajnerit të parë. Pas këtij largimi kanë ardhur reagimet edhe nga lojtarët e kryeqytetasve.
Eni Imami ka shfaqur gjithë mërzinë në rrjetet sociale për faktin se nuk arritën dot që ta shpëtonin Shkëmbin me rezultate pozitive. “Ishte kënaqësi këto 6 muaj që isha lojtar nën urdhërat e tua. Më vjen keq që kaq ishte bashkëpunimi yt me ne dhe që nuk të ndihmuam dot për më shumë. Suksese kudo dhe faleminderit për çdo gjë”, shkruan Imami. /Sport Ekspres/