“Ishte disi “i turpshëm” me topin”! Marca vlerëson debutimin e Myrto Uzunit ndaj Real Madrid: Punoi shumë, e gjeti veten përballë Courtois

Myrto Uzuni ka debutuar në mbrëmjen e djeshme në La Liga me Granadan. Ndërkohë si kundërshtar ishte Real Madridi, në një ndeshje që nuk mund të harrohet lehtë. Performanca e lojtarit të Kombëtares ishte pozitive, megjithëse nuk mund të bëheshin të gjitha në debutim, për më tepër ndaj madrilenve. “Marca” ka zgjedhur që ta komentojë në këtë mënyrë debutimin e Uzunit:

“Kishte pak seanca stërvitore me shokët e tij të rinj, por ishte i disiplinuar në çdo kohë dhe po ndihmonte Nevën që të përmbaheshin madrilenët në anën e tij. Ishte pak i turpshëm me topin, por Uzuni la disa doza të vogla të aftësive të tij. Momenti kur sulmoi hapësirën në mes të korsisë dhe e gjeti veten para Courtois, megjithëse përfundimi shkoi në harresë”, shkruan Marca. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online