Largimet nga Reali, Bejl mund të ndryshojë mendje për të ardhmen

“Ndoshta qëndroj te Reali, ndoshta jo. Më duhet të flas me menaxherin tim, kam nevojë për më shumë minuta”, – u shpreh Gareth Bejl pas fitores së Real Madridi në Kiev kundër Liverpool-it me rezultatin 3-1. Në finalen e Champions Leagues, uellsiani u kthye në protagonistin kryesor, pasi shënoi dy herë.

Ai e nisi takimin nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 60′ në fushën e lojës. Bejl mori ekipin përdore, pasi i dhuroi titullin madrilenëve. 28-vjeçari foli sërish për të ardhmen e tij, ndërsa tani duket më i qetë dhe me ndryshimet e fundit gjërat mund të shkojnë më mirë për të.

“Isha i acaruar, pasi nuk e nisa finalen nga minuta e parë. E dija se mund të vendosja ndeshjen dhe këtë bëra. Ishte e mrekullueshme të shënoja gol, emocion i pastër. Një nga ata gjëra që ti nuk mendon shumë, por thjesht reagon. Doja të shënoja gjithmonë në atë mënyrë dhe gjeta vendin e duhur për ta bërë”, – tha lojtari në një takim me tifozët në barin e tij “Elevens Bar&Grill”.

Uellsiani do t’i bashkohet ekipin në fazën përgatitore para kampionatit dhe do të flasë me trajnerin e tij të ri, Julien Lopeteg për pozicionin që do të ketë te Reali dhe më pas do të vendosë për të ardhmen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *