Eliminimi nga kualifikueset e Europa League ka sjellë një tjetër largim te skuadra e Kukësit. Lojtari më i fundit që është “përshëndetur” me verilindorët është qendërmbrojtësi Rustem Hoxha. 27-vjeçari konfirmoi për “Sport Ekspres” se ka ndërprerë marrëveshjen me ekipin verilindor, ku luajti për vetëm një sezon.
Futbollisti durrsak ishte një ndër lojtarët më të aktivizuar te Kukësi gjatë sezonit të shkuar me 35 ndeshje, pjesa dërrmuese e të cilave si titullar. Me siguri ofertat për lojtarin nuk do të mungojnë dhe shumë shpejt pritet të mësohet skuadra e ardhshme në karrierën e 27-vjeçarit. Hoxha është lojtar i dytë që largohet nga Kukësi pas Sebino Plakut, i cili u rikthye te Kamza.
Momentalisht opsionet e Cungut në qendër të mbrojtes janë tre: Kapiteni Shameti, cili sapo rinovoi për një vit, afrimi i merkatos së verës Ardian Cuculi dhe Albi Alla, kontrata e këtij të fundit ka mbaruar, por palët po negociojnë për vijimin e bashkëpunimit.