“Lajmet për Brdariç ishin të çuditshme”, flet Xhaferi: Mbetet heroi i Vllaznisë, ja e vërteta

Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka treguar të vërtetën sa i përket zhvillimeve të fundit te klubi shkodran. Fillimisht u përfol se Bradriç u largua nga skuadra, ndërsa trajneri e pohoi edhe në prononcimin për “RTSH Sport”. Më pas do të vinte edhe prapakthehu, teksa Vllaznia konfirmoi vazhdimin e teknikut gjerman.

Por si qëndron e vërteta? Xhaferi është shprehur për “Supersport” se është bërë një mbledhje me Brdariç pas ndeshjes me Bylisin ku janë thënë të gjitha pakënaqësitë. Kaq ka mjaftuar që të merrej largimi si formë e prerë, megjithëse drejtuesit e klubit nuk e kishin thënë ende fjalën e fundit për vendimin e tyre.

“Lajmet që dolën në media ishin disi të çuditshme. U ulëm me Brdariç dhe diskutuam gjërë e gjatë. Nuk e kishim planifikuar që ta shkarkonim trajnerin. Folëm gjatë pasi ishim të përgatitur për fitoren kundër Bylisit. Por Brdariç ka besimin tonë të plotë dhe janë po këta lojtarë që na bënë krenar në fazën e parë të sezonit.

Ne si klub nuk kemi dalë kurrë që të themi se u shkarkua Brdaric. Ndoshta kanë marrë një pjesë të diskutimit dhe e kanë përkëthyer mediat në atë mënyrë. Por nëse do e largonim Brdaric do vinte njoftimi zyrtar. Gjatë diskutimit i kemi shprehur pakënaqësitë edhe njëri-tjetrit. Bradriç ishte hero dhe vazhdon të mbetet hero se me rezultatet positive që mori, Vllaznia s’i ka bërë asnjëherë në histori”, ka thënë Xhaferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online