Lajme të këqija për Silvinjon në prag të Polonisë, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar te Atalanta

Lajme të këqija vijnë nga Italia për Silvinjon. Trajneri i Kombëtares shqiptare rrezikon të humbasë liderin e mbrojtjes, Berat Gjimshitin, për ndeshjen e muajit mars kundër Polonisë. Mbrojtësi 30-vjeçar ka lënë fushën përpara kohe në përballjen që Atalanta është duke zhvilluar ndaj Napolit.

Në minutën e 44-t, Gjimshiti ka ndjerë një shqetësim në kofshën e tij të majtë. Lojtari i zikaltërve ka sinjalizuar menjëherë Gasperinin për një zëvendësim të detyruar dhe në vendin e tij ka hyrë Demirali. Mbetet për t’u parë se sa serioz do të jetë ky dëmtim dhe nëse do të ndikojë në praninë ne tij në grumbullimin e Kombëtares për përballjen ndaj Polonisë më 27 mars./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online