“I qëndroj të njëjtit mendim”, Sota flet pas ndeshjes me Vllazninë: Nuk ka ekip më të mirë se Partizani

Vllaznia dhe Partizani janë ndalur në barazimin 1-1 në Superiore. Një ndeshje e ndezur që ka pasur gola që në minutat e para. Da Silva nisi që të festonte në minutën e 3 pasi kaloi edhe Zogovic. Ndërkohë barazimi i Vllaznisë nuk ka vonuar shumë pasi Balaj shënoi në të 8 nga pika e bardhë e penalltisë. Hadroj do të shënonte golin e 2 në të 33, por do të anulohej gjithçka pasi kishte pozicion jashtë loje në nisje të aksionit.

Pavarësisht ritmit të lartë të ndeshjes në pjesën e dytë, kështu do të mbyllej rezultati. Nga krahu tjetër Tirana fitoi me Lacin në shifrat 3-2. Florent Hasani shënoi dopietë në 20 minutat e para, ndërsa Lulaj thelloi diferencën në të 45. Në pjesën e dytë kurbinasit ngushtuan diferencat me anë të Guindo nga penalltia. Ndërkohë në fundin e takimit, Ujka shënoi edhe golin e dytë për statistikë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për Oversport:

Sota: “Jam i të njëjti mendim, nuk ka ekip më të mirë se te Partizani. Po flas për ambientin, kushtet që i ofrojnë lojtarëve, por edhe fushës, janë më të mirët. Sot luajtëm ndaj Vllaznisë, një kundërshtar që ka shumë sulmues cilësor. Unë mundohem që të jap gjithmonë maksimumin tim. Kur luajmë me 3 në mbrojtje ndihem më mirë se mund të dalë edhe para”.

Mezani: “Kemi pësuar gola që nuk falen. Ekipi ktheu besimin në pjesën e dytë, por sigurisht që loja e ka një fillim dhe e ka një fund. Skuadra ka shumë luhatje mes ndeshjes. Kjo u faktua edhe sot. Është shumë e vështirë të kthesh ndeshjen kur pëson 3 gola. Në disa momente lojtarët nuk marrin përgjegjësi dhe humbin përqendrimin. Në pjesën e dytë luajmë ashtu siç ne e kemi kërkuar. Unë kam përgjegjësinë time, nuk i largohem, por edhe lojtarët duhen të jenë koshient që nuk luhet për veten dhe trajnerin, por kanë një qytet pas tyre. E kemi mësuar tifozerinë tonë që të jemi lart në renditje”.

Mirel Josa: “Esat Mala? Po bën grafin dhe ka thyerje me zhvendosje në klavikul. Mund të bëhet me operacion. Ne kemi bërë maksimumin tonë, sidomos në pjesën e dytë. Donim ta vendosnim në presion Partizanin. Duhet të luanim më shpejt nga krahët dhe të ishim më cilësor në shërbim. Kaina dhe Balaj të luajnë bashkë? Janë lojtarë të mirë në ajër, por duhet të kenë edhe shërbim të mirë nga krahët. Mos të harrojmë që luan edhe kundërshtari futboll, nuk luajmë vetëm ne. Latifi? Ka marrë vendim klubi, e kam përkrahur edhe unë. Ekipin nuk e bën një lojtar.”.

Kolela: “E them shpesh që ne kërkojmë fitoren, por kur nuk e arrin, një pikë është pozitive, pse jo. Lojtarët që kanë më shumë minuta në këmbë janë të lodhur, ata që kanë më pak minuta në këmbë nuk janë ambientuar akoma. Mos të harrojmë që po luanim ndaj një kundërshtari cilësor, që bën më mirë se ne në pjesën e dytë. Një ndeshje që zgjat 100 minuta nuk i ngjason tjetrës. Unë nuk kam parë asnjëherë në karrierën time që ndeshje të jenë njësoj. Pjesa e parë ishte e jona, ndërsa në të dytën Vllaznia bëri shumë më mirë. Tirana fitoi? Më vjen keq, nuk më intereson”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online