Në media u raportua se Paul Pogba ka braktisur Kombëtaren e Francës pas komenteve të Presidentit të Francës, Emanuel Macron, rreth radikalizimit islam. Madje do të ishin gazetat sportive më prestigjoze që do ta raportonin mes sigurisë këtë vendim.
Por sa e vërtetë është një gjë e tilë? Aspak! Vetë mesfushori i Manchester United ka reaguar në rrjetet sociale për të treguar se bëhet fjalë për një “Fake News”. Pra Pogba do të vazhdojë që të jetë pjesë e Francës, ndërsa feja e tij i përket dashurisë, duke mos hapur çështje të tjera që do të mbillnin diskutime dhe urrejtje. /Sport Ekspres/