Lajm pozitiv për Skënderbeun, Dinamos i mungon lojtari më i mirë

Lojtari më i mirë i Dinamos së Zagrebit, Hilal El Sudani, nuk do të luajë kundër Skënderbeut, për shkak dëmtimi. Sulmuesi vuan nga një problem në muskujt e kofshës, që e la jashtë edhe të premten e shkuar, në supersfidën e kampionatit në Rijeka.

Algjeriani nuk është stërvitur fare javën e shkuar dhe vazhdon të ketë dhimbje të mëdha, ndaj është e pamendueshme që trajneri Mario Cvitanoviç të rrezikojë.

Edhe pa Sudanin, Dinamo e Zagrebit është skuadra favorite për fitore nesër, por për Skënderbeun është lajm i mirë, sepse para dy vitesh Sudani e shkatërroi, duke shënuar në golin e barazimit në Korçë dhe duke shënuar edhe dy gola në kthim, në Zagreb.

Lajm i mirë për Dinamon është riaftësimi i sulmuesit tjetër Ante Çoriç, i cili mund të jetë titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *