Vllaznia e femrave është shumë pranë hapit të madh në histori për të shkuar në grupet e Champions League. Pak minuta më parë u njoh rivali i fundit që e ndan nga ky objektiv.
Shkodranet do të përballen me ekipin nga Ukraina, Vorskla Kharkiv 2. Vllaznia është favorite për të kaluar më tej, pra për të arritur mes më të mirave në Europë. Përballja mes këtyre dy ekipeve do të jetë me dy ndeshje, vajtje-ardhje. /Sport Ekspres/