LAJM I FUNDIT/ Vetëm një nga dy debutimet e stolit të Tuchel e nis si titullar kundër Totenhemit, ky është vendimi për Armando Brojën

Dy debutime ishin ato që erdhën nga stoli në ndeshjen e fundit të Chelsea kundër Everton. Cucurella dhe Armando Broja do të futeshin në fushën e lojës në minutën e 75. I pari ka arritur që të bind Tuchel për ta nisur nga minuta e parë.

Formacioni zyrtar është publikuar vetëm pak minuta më parë, atje ku shihet se sulmuesi i Shqipërisë do ta nis sërish nga stoli. Sa i përket sulmit, trajneri vazhdon me improvizimin e Havertz në qendër, ndërsa mbështetet nga Sterling dhe Mount. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *