LAJM I FUNDIT/ Vendimi i papritur i trajnerit të Legias së Varshavës, ul në stol Ernest Muçin dhe fut nga minuta e parë Celhakën në Europë

Legia e Varshavës do të luajë sot në transfertë kundër Ordabasy të Kazakistanit. Kjo ndeshje fillon në orën 17:00 dhe është e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Pak minuta më parë janë publikuar formacionet zyrtare dhe ka të papritura sa i përket lojtarëve shqiptarë.

Ernest Muçi që po kalonte një formë të mirë së fundmi është ulur në stol për këtë takim. Nga krahu tjetër, është Celhaka që merr shansin e madh për ta nisur nga minuta e parë. Një histori që vazhdon prej kohësh, ndodh shumë rrallë që Muçi dhe Celhaka të luajnë të dy si titullarë te Legia. Nëse njëri prej tyre qëndron në fushë, tjetri duhet ta shoh nga stoli. Këtë herë është Muçi që e ndjek Celhakën prej andej. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *