LAJM I FUNDIT, vendimet e Disiplinës/ Kukësi e pëson nga tifozët dhe sulmuesi, Partizanit dhe Teuta nisin avazet e vjetëra

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet për javën e parë të Superiores. Daci e ka pësuar keq për sjelljen antisportive duke goditur rivalin, teksa u dënua me dy ndeshje. Nga ana tjetër Partizanit dhe Teuta kanë nisur avazet e vjetëra duke mos vendosur stemën e Abisnet Superiore. Kukësi u dënua për sjelljen e tifozëve pasi i hodhën shishe në kokë Taulant Seferit.

KF Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

KF Teuta, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos vendosjes së stemës së Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Lojtari i FK Kukësi, Klejdi Daci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online