LAJM I FUNDIT/ U përfol edhe për drejtimin e Shqipërisë, Azerbajxhani merr vendimin përfundimtar për De Biazin pas mbarimit të kontratës

De Biazi u përfol së tepërmi edhe për një kalim te Shqipëria. Pas rezultateve zhgënjyese të Rejës, u mendua se trajneri që na dërgoi në Europian mund të kishte rikthimin te kuqezinjtë. Megjithatë tani janë shuar të gjitha shanset.

Në ditën e sotme kishte një mbledhje në Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit ku do të merrej vendimi përfundimtar për të ardhmen e De Biazit pasi i kishte skaduar kontrata. Kështu u vendos që trajnerit italian t’i rinovohej kontrata edhe për një vit tjetër, deri në fundin e kualifikueseve të 2023. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *