Bayern Munchen-Plzen/ E rrallë ajo që ndodh në Gjermani, polici ndalon autobusin e ekipit se ishte tifoz i flaktë i çekëve: Donin autograf

Viktoria Plzen ndodhet në grupin e ferrit në Champions League me Barcelonën, Bayern Munchen dhe Interin. Këtë herë kjo skuadër do të përballet në transfertën ndaj Bayern Munchen. Një ngjarje vërtetë interesante dhe e rrallë ka ndodhur teksa autobusi i Plzen po shkonte drejt Allianz Arena. Policia ka ndaluar për një “kontroll rutinë” skuadrën nga Çekia.

Të paktën kështu u raportua, por në fakt arsyeja ishte krejtësisht e pazakontë. Ndihmësi trajneri i Plzen u shpreh: “Ndoshta janë të frikësuar dhe duan të na ndalojnë në rrugën tonë. Pyes veten se çfarë do të donin nga ne, ndoshta një autograf”, tha Horvath mes buzëqeshjes.

Policët ishin tifozë të TSV 1860, të cilët janë rivalët lokalë të Bayern Munchen. Megjithëse kjo skuadër është në kategorinë e tretë të Gjermanisë, TSV 1860 ka qenë një nga themeluesit e Bundesligës. Pasi panë ngjyrat e Viktorias, policët kërkuan që të motivonin çekët për të shfaqur më të mirën nga vetja e tyre në takimin e sotëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online