LAJM I FUNDIT/ Tuchel flet për herë të parë për Armando Brojën: Është lojtar unik, i përket Chelsea-t

0

Chelsea do të përballet në ditën e nesërme kundër Brighton. Përpara kësaj sfide, trajneri Tuchel ka dalë në konferencën për shtyp. Nisur nga problemi i sulmuesve te ekipi londinez dhe nisur nga shpërthimi i Brojës, ku Southampton kërkon kartonin e lojtarit, Tuchel ia ka bërë të qartë se kujt i përket lojtari i Shqipërisë.

“Armando Broja është lojtari i Chelseat dhe po bën mirë. Është vetëm gjysma e sezonit dhe ai duhet që të vazhdoj të përmirësohet, për të bërë detyrën e tij. Është një lojtar unik, por nuk është tani momenti që ne të flasim për merkaton e verës. Janë lojtarë të Chelsea-t për një arsye, sepse kanë kualitet dhe mentalitetin e duhur”, tha Tuchel. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.