LAJM I FUNDIT/ Skënderbeu tregon vendimin e Gjykatës Federale, 3 vota pro dhe 2 kundër

Skënderbeu ka bërë me dije vetëm pak minuta më parë vendimin e marrë nga Gjykata Federale sa i përket dënimit të korçarëve në Europë. Kështu nuk ka asnjë surprizë të bukur pasi vazhdon të mbetet në fuqi dënimi për këtë skuadër me 10 vitet jashtë kompeticione europiane. Por në pesë anëtarët që kishin të drejtë për të vendosur rreth provave të paraqitura nga ana e Skënderbeut dhe fatit të kësaj çështje, ka pasur tre vota që ishin për mbajtjen në fuqi të vendimit të CAS dhe dy veta kundër. Megjithatë korçarët shprehen se nuk do të dorëzohen dhe do të vazhdojnë me ankimimin në shkallët e mëtejshme. /Sport Ekspres/

Reagimi i klubit

Sot, më datë 12 Gusht 2020, KF Skënderbeu-t ju bë me dije Vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane në lidhje me rekursin e kryer ndaj Vendimit të CAS-it datë 12 Korrik 2019.

Pavarësisht argumenteve të pakundërshtueshme të paraqitura në proçes, trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimarrje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të CAS-it.

Në momentin aktual, KF Skënderbeu po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cënon rëndë parimet e të drejtës për një proçes të rregullt ligjor. Për këtë, informacione të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e vendimit në fjale do të bëhen publike, pasi të jenë kryer të gjitha vlerësimet e rastit.

Pavarësisht efekteve tejet të rënda që ky vendim ka, KF Skënderbeu do të vezhdojë rrugën e tij drejt arritjes sërish të sukseseve historike të mëparshme, të cilat ende sot shërbejnë si model e frymëzim për futbollin Shqipëtar. Puna vazhdon!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *