“Dua Kombëtaren e madhe“, Lleshi nuk e fsheh ëndrrën: Në futboll nuk i dihet,shpresoj të arrij Realin një ditë

0

Kleandro Lleshi ka nënshkruar për një vit me klubin e Kartagjenës, me të cilët do të garojë në Divizionin e Dytë të Spanjës. Mesfushori i Kombëtares së Shpresave kërkon të lërë gjurmë në skuadrën e porsangjitur në nivelin e dytë të futbollit spanjoll, ndërsa në një intervistë për “Syri TV“ shpalos edhe objektivat që i ka vendosur vetes në të ardhmen e afërt.

Patjetër që Kombëtarja kuqezi është pikësynimi kryesor, si dhe nuk e fsheh faktin se është një tifoz i gjigantëve të Realit të Madridit. Rrjedhimisht të veshë fanellën e galaktikëve është një ëndërr në sirtar për Lleshin, që shpreson ta realizojë një ditë në karrierën e tij.

“Kartagjena u ngjit në Ligën e Dytë, që është nga më të fortat. Është një klub i madh dhe këtu mund të kem shanset të luaj më shumë minuta dhe të tregoj vlerat e mia. Kapitenin e ekipit e kam konkurrent. Shpresoj të jetë një vit i mbarë.

Unë kam luajtur me të gjitha ekipet e moshave dhe shpresoj që shumë shpejt të jem pjesë e Kombëtares së madhe.

Tifo në Spanjë bëj për Real Madridin. Edhe ekipi im Leganes nga i cili jam huazuar është madrilen. Pse jo, në futboll nuk i dihet dhe shpresoj që një ditë të arrij Realin”, ka thënë Kleandro Lleshi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.