Roma do të luajë kundër Partizanit në miqësoren e mbrëmjes së sotme. Kampionët e Shqipërisë arritën që të sjellin në Air Albania një nga ekipet më të njohura në Serinë A. Vetëm pak minuta më parë, Roma ka publikuar formacionin zyrtar sa i përket ndeshjes me Partizanin.
Murinjo ka hedhur në fushë të gjithë yjet e ekipit. “Rui Patricio, Kristensen, Mancini, Smalling, Llorente, Spinazzola, Aouar, Pagano, Bove, Belotti, El Shaarawy”, ky do të jetë formacioni startues në Air Albania. /Sport Ekspres/