Partizani do të përballet në mbrëmjen e sotme ndaj Atletic Escaldes. Të kuqtë kanë të gjithë mundësinë për të kaluar më tej ndaj një rivali modest, teksa e fituan ndeshjen e parë në shifrat 1-0. Nëse kampionët e Shqipërisë do të kryejnë me sukses detyrën, do të përballen me Valmeria.
Rivali letonez ka kaluar më tej pasi fitoi 7-0 ndaj Tre Penne të San Marino, ndërsa në takimin e parë kishin fituar 0-3. Sa i përket vlerës së lojtarëve në “Transfermarkt”, Valmeria kushton thuajse sa Partizani duke qenë në të njëjtën vlerë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/