LAJM I FUNDIT/ Publikohen vendimet e Disiplinës, e pëson keq me dënimin Grent Halili te Tirana

Pak minuta më parë janë publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës. Laçi, Tirana dhe Bylis janë dënuar me gjobë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve. Nga ana tjetër, Grent Halili është dënuar me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti për shkak të sjelljes jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Gjithashtu lojtari i Bylis, Santos Oliver Joanison, për sulm ndaj kundërshtarit është dënuar me 5 ndeshje.

1. KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

3. Zyrtari i KF Tirana, Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

5. Lojtari i KF Bylis, Santos Oliver Joanisson, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

6. Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Lazer Matija, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtarja e FC Kinostudio Femra, Melisa Doce, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet.

8. Zyrtari i KF Teuta U-19, Ilir Biturku, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Zyrtari i KF Vllaznia U-17, Denis Zmijani, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. FC Dinamo U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-15, kundër Studenti U-15, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online