Shumë kritika ka për Botërorin e Katarit, që për herë të parë do të zhvillohet në një vend mysliman dhe në dimër. Përpara se të nisi ky organizim i madh ishte presidenti i FIFA, Gianni Infantino, që ka dalë në një konferencë për shtyp në Doha.
Përkundër të gjithë kritikave, Infantino ishte i sigurt se tani është bashkuar e gjitha bota. “Sot unë ndihem banues i Katarit. Sot unë ndihem arab, sot unë ndihem afrikan, sot unë ndihem gay. Sot unë ndihem një person i pamundur fizikisht, sot unë ndihem një emigrant punëtor”, u shpreh në fjalën hapëse kreu i FIFA. /Sport Ekspres/