Pasi Real Madrid humbi luftën për trofeun e parë të sezonit, Florentino Perez bëri një lëvizje dhe e shkarkoi ish-mesfushorin e klubit madrilen. “Real Madrid CF njofton se me marrëveshje të ndërsjellë midis klubit dhe Xabi Alonsos, u mor vendimi për t’i dhënë fund episodit të tij si trajner i ekipit të parë.
Xabi Alonso do të ketë gjithmonë dashurinë dhe respektin e të gjithë madrilenëve, sepse ai është një legjendë e Real Madridit dhe në çdo kohë ka përfaqësuar vlerat e klubit tonë. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij. Klubi falënderon Xabi Alonson dhe të gjithë stafin e tij të trajnerëve për punën dhe përkushtimin e tyre gjatë kësaj periudhe dhe u uron atyre fat të mbarë në fazën e re të jetës së tyre”, shkroi klubi. /Sport Ekspres/