LAJM I FUNDIT/ Më keq nuk mund të kishte! Partizani mëson rivalin që do të ketë në “Play Off” të Conference League, shorti i jep kundërshtarin më të vështirë

Partizani ka mësuar rivalin e Play Off në Conference League, në rast se do të kalojë Valmerian. Të kuqtë kanë në turin e tretë një pengesë si Valmeria, kundërshtari letonez që është mëse i kalueshëm.

Megjithatë kampionët e Shqipërisë nuk kishin aspak fat në short për fazën e Play Off. Ekipi i Zekic do të përballet me humbësin e çiftit Astana-Ludogorest, të cilët janë në turin e tretë të Europa League. Ky ishte rivali më i keq i mundshëm që mund t’i binte Partizanit pasi të dy ekipet, si Astana dhe Ludogorest, kanë traditë në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *