LAJM I FUNDIT/ Kristjan Asllani nuk do të largohet nga Torino, ishte e gjitha një lojë presioni për të shkundur shqiptarin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kristjan Asllani nuk do të largohet nga Torino, ishte e gjitha një presion për të shkundur shqiptarin dhe për të rritur nivelin e treguar prej tij. Një lajm që nuk është edhe aq i mirë pasi tregon qasjen e gabuar të lojtarëve tanë. Lojtari i Kombëtares do të jetë pjesë e listës së Torinos për ndeshjen kundër Atalantës. I pyetur nga gazetarët, trajneri i Torinos, Baroni tha: “Asllani është lojtari ynë dhe sjellja e tij është fantastike. Nuk ka luajtur në ndeshjen e fundit jo për shkak largimi, por sepse nuk më ka pëlqyer shumë stili i tij i lojës, Ikhan ka qenë më me grintë dhe dëshirë, e ka kërkuar më shumë mundësinë dhe unë ia kam dhënë. Asllani ka qenë në planet e mia dhe është akoma”.

Nga ana tjetër, presidenti i Torinos, Cairo, u shpreh: “Asllani ka cilësi të jashtëzakonshme, luan shumë mirë me të dy këmbët, si me të majtën dhe me të djathtën. Ka bërë ndeshje shumë të mira, ashtu si edhe ka bërë ndeshje të dobëta, si i gjithë ekipi i Torinos, por presim më shumë prej tij”. Duket qartë se e gjitha kjo që ndodhi ishte një tregues dhe provë force e Torinos për Asllanin për t’i treguar shqiptarit që duhet të shkundet dhe të fillojë të luajë futboll me maksimumin e energjive të tij, pa kursyer asgjë. Nëse Asllani reagon në këto ndeshjet e janarit, Torino do të zbatojë marrëveshjen dhe do ta mbajë në ekip, nëse nuk do të reagojë edhe pas kësaj që ndodhi, atëherë do ta kthejë te Interi…