Myrto Uzuni është thuajse i kthyer në La Liga, koha për ta uruar. Një lajm fantastik vjen për sulmuesin shqiptar që është shumë afër me elitën e futbollit spanjoll.
Granada fitoi 1-3 ndaj Mirandes në transfertë. Pavarësisht se Uzuni nuk arriti të shënonte, e dha kontributin e tij duke ndëshkuar me karton të kuq Alvaro Sanz në minutën e 24 dhe më pas do të vinin golat.
Granada ka edhe një ndeshje të fundit për të zhvilluar në kampionat, por kalimi mund të quhet i mbyllur, puna më e vështirë u mbyll. Kjo pasi në ndeshjen e fundit të kampionatit pret në shtëpi Leganes që ndodhet në vendin e 14 në kampionat dhe pa asnjë objektiv. Granadas i mjafton edhe barazimin në këtë takim për të kaluar në La Liga. /Sport Ekspres/