Kukësi ka arritur që të marrë një tjetër fitore me Dobin, këtë herë kundër Bylisit, 2-0. Ballshiotët e kanë nisur Superioren në mënyrë fantastike dhe për këtë arsye, triumfi i verilindorëve është për t’u vlerësuar. Fillimisht Dobi ka bërë një punë të madhe me mbrojtjen që nuk është vendosur shumë në vështirë nga kundërshtarët.
Goli i parë u shënua nga Ferreira në minutën e 26. Mbrojtësi i dalë nga Porto priti jo pak për akordimin e golit, pasi VAR e verifikoi dhe e quajti të rregullt rastin, pas anulimit të parë. Ndërkohë goli i dytë erdhi nga ana e Shqiprim Taipit në minutën e 60.
Nga krahu tjetër Kastrioti ka fituar me përmbysje kundër Teutës. Goli i parë do të vinte nga durrsakët me perlën e Karabecit nga distanca. Vetëm pak minuta më vonë ishte Karakaci që iu përgjigj me tjetër super gol. Përmbysja erdhi brenda 45 minutave pasi Morbek arriti të kalonte Kastriotin në avantazh duke i dhënë fitoren 2-1. /Sport Ekspres/
Kukësi-Bylis 2-0 Ferreira 25′, Shqiprim Taipi 60′
KUKËSI: Tafas; Ebert, Ferreira, Ilieski; Ndreca, Haxhiu, Sh. Taipi, Gj. Taipi; Giasi, Berisha, Gabriel Barbosa
BYLIS: Teqja; Trumci, Damçevski, Janku, Lorran; Qoshku, Maçolli, Perreira; Antoni Beji, Kaçorri, Lajthia
Kastrioti-Teuta 2-1 Karakaci 30′, Morbeck 45′ p/Karabeci 13′
KASTRIOTI: Sali; Kodra, Selmani, Stojanoviç, Rami; Karakaçi, Hasani, Mehmeti; Zogaj, Morbek, Greca
TEUTA: Qirko; Marku, Kuro, Kotobelli, Idrizaj, Jazxhi; E. Vila, Beqja, Karabeci, L. Vila; Hebaj