LAJM I FUNDIT/ FSHF publikon çmimet për ndeshjen Shqipëri-Poloni, nis shitja e tyre me çmimet që variojnë nga 2.000 lekë-6.000 lekë

Shqipëria është shumë afër kualifikimit në Europian. Interesi është shtuar ndjeshëm për të parë nga afër Kombëtaren e drejtuar nga Silvinjo. Mënyra sesi janë prezantuar kuqezinjtë deri tani ka marrë lavdërime nga gjithë ambienti sportiv.

Ndërkohë pak minuta më parë, FSHF ka publikuar nisjen e shitjes së biletave për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë. Çmimet variojnë nga 2.000 lekë-6.000 lekë në bazë të ndarjes së tribunave. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *