Kompanitë e basteve favorizojnë lehtë Tiranën në ndeshjen e parë, Vllaznia shihet më afër kalimit të turit

Ekipet shqiptare po bëhen gati për të nisur rrugëtimin e tyre në Europë. Fillimisht do të jetë Partizani që do të zbres në fushën e lojës. Menjëherë pas tij vjen radha për tre ekipet e tjera në Conference League, Vllaznia, Egnatia dhe Tirana. Sa i përket kompanive të basteve, shihet një ndeshje e barabartë mes Tiranës dhe Dinamo Batumit, por me një favorizim fare të lehtë për Tiranën. Kuota për fitoren e bardhebluve është 2.60, ajo e barazimit 3.15 dhe e humbjes 2.85.

Pra parashikohet një ndeshje e fortë dhe që mund të përfundojë me rezultat të ngushtë. Nga krahu tjetër për kompanitë e basteve Vllaznia është më afër kalimit të turit. Shkodranët do të udhëtojnë në transfertë me Linfield atje ku fitorja e vendasve kuotohet 2.15, ajo e barazimit 3.40 dhe e fitores së shkodranëve 3.60. Megjithatë në ndeshjen e kthimit favorizimi do të jetë më i madh për Vllazninë dhe për këtë arsye, 51% të shanseve të kualifikimit mund të thuhet se i përkasin ekipit të Memellit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online