Tani është zyrtare! Ylber Ramadani i ka befasuar të gjithë tifozët shqiptarë. Askush nuk e priste që ish-mesfushori i Partizanit të luante në nivelet më të larta të futbollit në Europë. Pasi firmosi në mënyrë po aq të papritur te Aberdeen, vjen kalimi i shumëpritur.
Ylber Ramadani është lojtari më i ri i Lecce dhe do të jetë pjesë e Serisë A në sezonin e ardhshëm. Zyrtarizimi ka ardhur nga Lecce që ka paguar 1.2 milionë euro te Aberdeen. Gjithashtu ekipi skocez ka edhe të drejtën e 10% të kartonit në rast të një shitje tjetër. /Sport Ekspres/
Ylber Ramadani is the new player of Lecce
The Albanian midfielder will play in Serie A pic.twitter.com/82KfWOQtWY
— Klaudio Ndreca (@klaudiondreca7) August 4, 2023