LAJM I FUNDIT/ Dramë e madhe dhe shumë emocione! Teuta po festonte para kohe kualifikimin, Liridon Latifi i shënon gol në aksionin e fundit dhe kthen Tiranën

Me shumë emocione dhe dramë të madhe është mbyllur koha e rregullt në përballjen mes Tiranës dhe Teutës. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me shifrat 0-1, falë golit të Peposhit në minutën e 27 nga penalltia.

Ndërkohë ndeshja e parë e fazës çerekfinale në Kupën e Shqipërisë ishte mbyllur në barazimin 0-0. Në aksionin e fundit të takimit, teksa të gjithë te Teuta ishin ngritur në këmbë për të festuar kualifikimin pasi kishin fituar një goditje dënimi, Tirana nisi një kundërsulm të shpejtë dhe Latifi arriti të shënonte. Kështu festa shpërtheu në krahun e Tiranës që e dërgon takimin në kohën shtesë. /Sport Ekspres/

Goal Latifi
byu/Albaniafootball insoccer

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online