Mallkimi ka prekur Armando Sadikun dhe duket se do të jetë e vështirë për sulmuesin shqiptar që të fitojë besimin te vetja për t’u rikthyer si dikur. Goli i tij i fundit daton që në kohën kur ishte te Malaga, ndërsa me Erzurumsporin dhe Bolivarin nuk e ka shënuar ende një gol në ndeshje zyrtare.
Trajneri i ka besuar sërish nga minuta e parë në përballjen që po zhvillohet aktualisht kundër Ëilsterman. Në minutën e 4 do të fitohej penalltia nga Bolivari dhe trajneri për të rikthyer gjendjen e duhur psikologjike te sulmuesi i ka lënë ekzekutimin e 11-metërshit.
Por edhe prej andej Sadiku nuk arriti që të realizonte. Me pasigurinë e madhe që kishte në vete sulmuesi zgjodhi që ta godas topin në mesin e portës, me portierin që lexoi gjithçka. /Sport Ekspres/
Armando Sadiku…. ??#ConmebolSudamericana pic.twitter.com/BeaYuCpYND
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) April 29, 2021