Egnatia ka zyrtarizuar pak minuta më parë trajnerin e ri. Klubi rrogozhinash çuditi jo pak me shkarkimin e Shpëtim Duros. Shkak sipas klubit ishin rezultatet e dobta, pavarësisht se skuadra gjendej në vendin e katërt dhe vetëm 4 pikë larg Partizanit të vendit të dytë.
Në krye të pankinës emërohet Edlir Tetova. Një rikthim për këtë të fundit, pasi Egnatia e nisi sezonin pikërisht me të në rolin e trajnerit. Tetova e la ekipin në vendet e fundit të tabelës, për ta rimarrë sërish tani, ku objektiv ka Europën.
“Edlir Tetova rikthehet në krye të drejtimit të ekipit. Gjatë seancës së sotme, ekipi ka kryer seancën e rradhës stërvitore në prag të ndeshjes kundër Partizanit e planifikuar për ditën e Hënë në orën 19:00“, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Egnatias në llogarinë zyrtare në “Instagram“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram