LAJM I FUNDIT/ Babai tha në Sport Ekspres se nuk i kishte ardhur, FSHF tregon ftesën zyrtare që Shqipëria i ka bërë Luis Hasës

Sport Ekspres ka publikuar një intervistë me babain e Luis Hasës në mbrëmjen e djeshme. Agroni u shpreh se nuk kishte mbërritur një ftesë zyrtare nga Shqipëria për djalin e tij, por kishte folur me disa vëzhgues të Shqipërisë. Një reagim i fundit ka ardhur nga FSHF që tregon dokumentin zyrtar ku ka ftuar Luis Hasën, talentin e Juventusit, te Shqipëria U-21.

“Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon intensivisht punën e saj për rritjen, zhvillimin dhe monitorimin e talenteve brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë me qëllimin e qartë për të pasur skuadra kombëtare sa më cilësorë dhe konkuruese. Në këtë kuadër, këtë javë ka filluar edhe projekti “Hap pas Hapi” nga Departamenti Teknik i cili në fokusin e tij punën individuale me të gjithë lojtarët e ekipeve tona kombëtare të moshave që luajnë brenda vendit për t’i rritur ato në të gjithë elementët fizik-teknik-taktik por edhe në aspekt ekipor.

Në të njëjtën kohë, prej vitesh FSHF ka ngritur një rrjet të madh skautësh për të evidentuar dhe ndjekur nga afër lojtarët e talentuar shqiptar që luajnë kudo nëpër botë. Ky rrjet skautësh, që rritet dhe zgjerohet muaj pas muaji, sinjalizon Departamentin e Ekipeve Kombëtare për elementët më të spikatur të cilët më pas ftohen nga ekipet tona nga U-15 deri te ekipi Kombëtar A.

Ne e kemi bërë dhe e bëjmë gjithmonë ftesën tonë publike, për çdo shqiptar që dëshiron të luajë me fanellën e Shqipërisë. Nuk kishte sesi të mungonte një ftesë edhe për një talent të madh si Luis Hasa. Hasa ka qënë vazhdimisht pjesë e monitorimit të stafeve tona teknike dhe është ftuar për herë të fundit zyrtarisht më 18 maj 2022, sic shikohet në shkresën drejtuar klubit të Juventusit, për të luajtur me Shqipërinë U-21 në ndeshjet zyrtare ndaj Anglisë dhe Kosovës.

Njëkohësisht lojtari vazhdon të jetë në planet e stafeve tona dhe dera vazhdon të mbetet e hapur jo vetëm për Luis Hasën, por për çdo talent shqiptar që e ndjen fanellën kuqezi. Ne e respektojmë zgjedhjen e tij, do ta respektojmë gjithmonë dhe e mbështesim në rrugëtimin e tij profesional”, shkruhet në reagim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online