LAJM I FUNDIT/ Armando Broja firmos kontratën e re, presidenti i Chelsea-t: Është pjesë e madhe e planeve tona

Armando Broja ka shuar çdo dilemë të mundshme për të ardhmen e tij. Tuchel duket se ka besim të verbër te aftësitë e sulmuesit shqiptar dhe ia doli ta mbante në “Stamford Bridge”. 20-vjeçari po merr minutat e tij me ekipin e parë të Chelsea-t, me të cilin ka firmosur edhe një zgjatje të kontratës.

Blutë e Londrës kanë njoftuar përmes faqes zyrtare se Broja do të jetë lojtar i tyre deri në vitin 2028. Me këtë fakt, drejtuesit e Chelsea-t dëshmojnë besimin që kanë te potenciali i sulmuesit shqiptar. Presidenti Boehly, ka shprehur gëzimin e tij për këtë rinovim dhe thekson se Broja është një element i rëndësishëm për planet e ardhshme të klubit.

“Jemi të kënaqur që Armando i është përkushtuar Chelseat. Ai është një sulmues i ri dhe emocionues dhe një pjesë e madhe e planeve tona për të ecur përpara”, ka deklaruar Todd Boehly./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online