Lajm i bujshëm nga Kosova, Shqipëria kërkon Ismajlin?

A ka probleme Shqipëria me Kosovën? Ne themi jo, por në Kosovë kanë kohë që ankohen se po mundohemi të marrim talentet që evidentohen anembanë Europës, pa u konsultuar fare me Federatën e Kosovës, edhe pse para pak kohësh u fol se do të kishte koordinim mes federatave.

Image result for ismajli Kosovo U21

Tani nga Kosova vjen një lajm i bujshëm, por që natyrisht duhet ende të verifikohet: Ardian Ismajli mund të braktisë Kosovën për të luajtur për Shqipërinë. Kështu raporton “Gazeta Olle”, që shkruan se kapiteni i i Kosovës U-21 ka biseduar me Kristian Panuçin dhe po mendon të zgjedhë Shqipërinë në vazhdim, për shkak se Kosova A nuk e ka ftuar ende dhe kjo e ka pezmatuar.

Ismajli është 21 vjeç dhe ka nisur sezonin e tretë si pjesë e Hajdukut të Splitit, ku ka luajtur 27 ndeshje kampionati dhe ka shënuar një gol deri tani. Qendërmbrojtësi i talentuar po kërkon nga FFK që me mirëkuptim të pranojë ftesën e Shqipërisë, ndërsa zyrtarë të FFK-së nuk kanë dashur të komentojnë rastin në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online