Lacio nis gjuetinë e portierëve, Tare kërkon të pabindurin e Sarrit për të zëvendësuar Strakoshën

Situata me portierët në radhët e Lacios nuk është aspak e mirë. Reina nuk po bind më mes shtyllave dhe statistikat nuk e dërgojnë askund tjetër përveçse në stol. Strakosha ka fituar vendin e titullarit dhe po e justifikon më së miri praninë e tij në fushë, por poblemi i tij është kontrata. Gardiani shqiptar nuk pranon rinovimin dhe largimi nga Lacio duket e vetmja mundësi për të.

Në këto kushte bardhekaltrit kanë nisur tashmë gjuetinë e portirëve. Tare ka hedhur sytë në tregun e lojtarëve dhe ka piketuar… të pabindurin e Sarrit. Drejtori sportiv shqiptar synon të sjellë në Itali Kepa Arrizabalagën, i cili më parë ka punuar me Sarrin te Chelsea. Megjithatë palët kanë pasur edhe tension mes tyre, teksa gardiani spanjoll theu urdhërin e kreut të pankinës për tu zëvendësuar. Pavarësisht se iu kërkua të linte fushën, Kepa qendroi deri në fund në lojë dhe kjo padyshim që tërboi Mauricio Sarrin.

Por këto incidente duhet ti përkasin të shkuarës, pasi në ardhmen dëshirohet një bashkëpunim i ri mes tyre. Kepa momentalisht qendron në stol te blutë e Londrës, prandaj ardhja te Lacio si pasuesi i Strakoshës do i sillte përsëri rolin e titullarit. Problemi i vetëm për arritjen e marrëveshjes është paga 7 milionë euro që spanjolli merr te Chelsea./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online