Lacio po përgatit planin për merkaton e verës, në të cilën Mauricio Sarri kërkon një revolucion në skuadër. “La Repubblica” shkruan në artikullin e sotëm se Tare dhe Lotito po përpiqen të bindin trajnerin që nga lista e tij të shpëtojë Tomas Strakoshën. Portieri shqiptar po bën mirë mes sthyllave dhe ka fituar përsëri vendin e tij të titullarit, por përsëri nuk ka arritur të bindë Sarrin për të qenë pjesë e bardhekaltërve edhe sezonin e ardhshëm.
Për Strakoshën ka interesime nga Premier Liga, kampionat i cili e ka joshur gjithnjë. Por pavarësisht pëlqimit të tij për kampionatin anglez, portieri i Kombëtares shqiptare është në pritje të një takimi me drejtuesit e Lacios për të vendosur përfundimisht se në cilën rrugë do të ecë pas përfundimit të sezonit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/