Një shqiponjë për të prezantuar një shqiponjë: Lacio ka publikuar fotot e fanellës së re për sezonin e ardhshëm dhe Thomas Strakosha ishte një ndër lojtarët e përzgjedhur për fotot zyrtare.
Fanellat e reja kanë një ndryshim madhor, sepse kthehet shqiponja në kraharor, si në vitin 2014/2015, kur fanella e atij sezoni u konsiderua ndër më të bukurat në historinë e klubit italian.
Tani skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe shpresohet që të sjellë fat shqiponja e rikthyer në fanellë, një kërkesë e tifozëve, të dashuruar me fanellën e përdorur para pak viteve.