Vedat Muriqi po kalon një formë mjaft pozitive me fanellën e Majorkës. Sulmuesi shqiptar ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për klubin spanjoll, i cili ka pasur varësi nga golat e tij. Emri i “piratit” tashmë ka nisur të lakohet edhe në merkato.
“Fanatik” raporton se Gallatasarai synon kthimin e Muriqit në Stamboll në rast të shitjes së Mauro Ikardit. Majorka është e gatshme të hapë negociatat për shifrën e 20 milionë eurove. Ndërkohë Lacio fërkon duart nga interesimi i kampionëve të Turqisë për shkak të kontratës së bërë nga Igli Tare. Bardhekaltrit zotërojnë 45% të kartonit të Muriqit në rast rishitjeje të tij dhe një transferim i sulmuesit shqiptar do t’u siguronte të ardhura të konsiderueshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/